E Diel, 1 Nëntor 2026

“Efekti Obama”, Izraeli zbut qëndrimin ndaj Palestinës

Tel-Aviv - Izraeli “zbut” qëndrimin e tij ndaj njohjes së shtetit palestinez. Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu deklaron se vendi i tij është pro ndërtimit të një shteti palestinez, por me kusht që popullsia e tij të çmilitarizohet dhe të njohë Izraelin si shtet të popullit hebre.

“Dy janë kushtet për lindjen e një shteti palestinez. Kushti i parë është çarmatosja e popullsisë nga komuniteti ndërkombëtar, dhe kushti i dytë është që shteti i ri palestinez të njohë Izraelin si shtetin e popullit hebre”, deklaroi Nir Hefez, këshilltar i kryeministrit Netanjahu.

Reagimi i Izraelit vjen pas thirrjes që bëri presidenti amerikan Barak Obama për “zgjidhjen me dy shtete” në Lindjen e Mesme. Në fakt, shteti i Palestinës duhej të krijohej dhe njihej që në vitin 1947 kur OKB-ja mori vendimin për krijimin e shtetit të ri izraelit, dhe atij palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›