Rama takim derë më derë
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar takime në periferi të Tiranës, duke takuar derë më derë banorë të ndryshëm, si në Bathore apo zonat informale në njësinë nr.9 e nr 8. Gjatë takimeve, Rama u ka deklaruar banorëve, se do të ngrinte Komitetin e Zhvillimit të Rrethinave. “Ne do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat, do të ngremë një komitet shtetëror për zhvillimin e rrethinave, në rang ministrie, që do ta shoh këtë pjesë të komunitetit tonë dhe do t’i shoh të gjitha rrethinat e ndërtuara, me mundin e të ardhurve nga zonat e varfra të Shqipërisë, jo vetëm rreth Tiranës, por edhe Durrësit dhe qyteteve të tjera, jo vetëm si një proces legalizimi, sepse ky është vetëm hap ii parë, por edhe si një proces integrimi urban”-theksoi Rama.
Ai ka premtuar se do të ngrinte një fond të veçantë për të transformuar infrastrukturën e këtyre zonave, jo vetëm infrastrukturën fizike, që ka të bëj me ujësjellsat, por edhe me infrastrukturën sociale, si çerdhet, kopshtet, shkollat, madje edhe hapësirat e përbashkëta sportive e kulturore. Rama gjatë këtyre takimeve vuri theksin tek rritja e zhvillimit ekonomike sociale të këtyre zonave për të mos mbetur më këta qytetarë të paintegruar në zhvillimet e kryeqytetit, por jo vetëm të çdo qyteti ku ata janë vendosur.
“Duke bërë legalizimin, ne jo vetëm do t’ju japim mundësinë që këtë pasuri të patundshme ta keni të legalizuar dhe ju të mund të merrni kredi nëpër banka për të hapur një biznes të vogël, për të mbështetur studimet e fëmijëve tuaj”-tha më tej kreu socialist.