Efekti Sejdini. Tirana - Elbasani 0-0Verdheblutë e drejtuar nga “veterani” i bankinave, Faruk Sejdini, ashtu siç rrëzuan një javë më parë Vllazninë nga vendi i parë, pas barazimit pa gola në “Ruzhdi Bizhuta”, ndëshkuan një tjetër skuadër të ven

Një gol i anuluar i Migen Memellit të Tiranës në minutën e fundit të takimit, si dhe nga një shtyllë dy Xhafave, Fjodorit të Elbasanit në minutën e 7-të dhe një tjetër i Danielit të Tiranës në të 25’, përbënin edhe momentet kulmore të supersfidës Tirana-Elbasani (0-0), të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Verdheblutë e drejtuar nga “veterani” i bankinave, Faruk Sejdini, ashtu siç rrëzuan një javë më parë Vllazninë nga vendi i parë, pas barazimit pa gola në “Ruzhdi Bizhuta”, ndëshkuan një tjetër skuadër të vendit të parë të këtij sezoni, Tiranën, falë një tjetër barazimi të bardhë.
Tirana tani është pritje të ndeshjes të së dielës në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Lushnja, për të mësuar nëse do të jetë ajo “kampionia simbolike e fazës së dytë” apo Vllaznia, “kampionia simbolike e dimrit”.
Nëse shkodranët e drejtuar nga Agim Canaj do të fitojnë me Lushnjën e Ilir Gjylës, atëherë do të luhet në Shkodër edhe java e fundit e kampionatit (e 33-a), për ta pasur ndoshta një tjetër “finale” dramatike midis dy skuadrave më të mira të momentit, ashtu si sezonin e kaluar e përjetuan Dinamo e Partizani.
Kronika e takimit është e pasur për të dyja skuadrat, por që nis nga miqtë. Në minutën e 7-të sulmuesi i Elbasanit, Fjodor Xhafa, brenda zonës me një goditje “gërshërë” përplasi topin në shtyllën e majtë pingule të portës së mbrojtur nga 37-vjeçari i Tiranës, Blendi Nallbani, duke dhënë sinjalin e parë të një ndeshjeje të “nxehtë”.
Në të 20’, Elbasani kërkoi penallti, por gjyqtari Latifi dha goditje të lirë për Tiranën për faull ndaj mbrojtësit Andi Lila. Në 25 minutat e para verdheblutë e Faruk Sejdinit ushtruan presing nga kundërshtarëve të tyre, duke zotëruar mesfushën e ndërmarrë kundërsulme të shpeshta.
Në minutën e 25-të, Muzaka ndërmori një aksion nga e djathta për Tiranën, harkoi në zonë dhe aty Daniel Xhafaj me një kërcim të fuqishëm goditi me kokë traun horizontal të portës së mbrojtur nga Osmani.
Në minutën e 31-të, Memelli zëvendësoi Abrahamin e dëmtuar, duke formuar dyshen e sulmit me Xhafajn, të mbështetur nga Muzaka, Devolli e Patushi.
Në minutën e 41-të, Agolli ekzekutoi një goditje të lirë nga 18 metra, duke rrezikuar seriozisht portën elbasanase pas rrëmujës së krijuar në zonën verdheblu.
Pjesa e dytë nisi me një goditje të bukur me kokë me anë të golashënuesit më të mirë të kampionatit, Migen Memellit (47’), pas harkimit perfekt nga Gjergji Muzaka, por reagimi i Osmanit ishte i jashtëzakonshëm dhe që mbyllet po nga goditja me kokë e Memellit, që mposht më në fund portierin Alfred Osmani, por goli i sulmuesit të 23-herë kampioneve ishte në pozicion jashtëloje.
Tirana, që humbi edhe në fazën e parë kundër Elbasanit (1-0, gol i ish-it Oriand Abazaj), do të udhëtojë në javën e fundit në Lushnjë në një sfidë shumë përcaktuese për vendin e parë. Ky ishte barazimi i 36-të në 133 ndeshje midis dy skuadrave.
Kategoria Superiore
Java 21
E shtunë, 21.02.2009, 14:30
Tirana-Elbasani 0-0
Gjyqtar: Tanush Latifi (Gjirokastër)
Faza I: Elbasani-Tirana 1-0
Shënues: Abazaj
Partizani-Besa 1-0
Shënuës: Ngjela 45’+1
Gjyqtar: Mentor Sopjani (Durrës)
Faza I: Besa-Partizani 0-0
E diel, 22.02.2009
Vllaznia-Lushnja
Gjyqtar: Remzi Sadiku (Elbasan)
Faza I: Lushnja-Vllaznia 1-4
Shënues: Çela/ Beqiri, Bashiç, Dhembi, Lici (p)
Flamurtari-Dinamo (14:00)
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë, me konsensus)
Faza I: Dinamo-Flamurtari 1-1
Shënues: Plaku / Brajkoviç
Apolonia-Shkumbini
Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)
Faza I: Shkumbini-Apolonia 2-0
Shënues: Rizvanolli, Deliovski
Bylis-Teuta
Gjyqtar: Sokol Jareci (Tiranë)
Faza I: Teuta-Bylis 1-0
Shënues: Vila (p)
RENDITJA
KATEGORIA SUPERIORE, RENDITJA PAS JAVES 21
PIKE F B H GSH GP
1 Tirana* 40 11 6 3 34 17
2 Vllaznia 38 11 5 4 29 16
3 Dinamo 32 8 8 4 25 18
4 Shkumbini 30 8 6 6 21 19
5 Besa* 29 8 5 8 20 23
6 Teuta 26 6 8 6 15 14
7 Flamurtari 25 6 7 7 15 16
8 Elbasani* 25 5 10 6 16 17
9 Apolonia 24 7 3 10 22 28
10 Partizani* 22 5 7 9 15 21
11 Lushnja 18 4 6 10 14 24
12 Bylis 18 4 6 10 15 28
* Një ndeshje me shumë
E Shtune, 21 Shkurt 2009