Efekti Sterkaj PD-ja nuk ka shumicen ne Komisionet e Kuvendit

Partia Demokratike humbet mazhorancen ne Komisionin e Sigurise. Largimi i deputetit Paulin Sterkaj ka lsquobllokuar punen ne Komisionin e Sigurise deri ne zevendesimin e menjehershem te tij. Nga 19 anetare qe ka ne perberje nje nder komisionet e rendesishme parlamentare sic eshte Komisioni i Sigurise Kombetare 9 prej tyre jane socialiste 9 demokrate dhe nje prej tyre i ka perkuar forces politike Levizja Socialiste per Integrim e cila perfaqesohej me Paulin Sterkajn.
Demokratet pritet ti japin serish nje deputet hua Levizjes Socialiste per Integrim per te formuar grupin e saj parlamentar por ne te njejten kohe duhet te rregulloje ne menyre te menjehershme edhe numrat ne Komisionin e Sigurise ku demokratet ne gjendjen aktuale nuk miratojne dot asnje projektligj.
Axhenda e komisionitBllokohet puna ne Komisionin e Sigurise. Demokratet nuk kane me fuqine e mazhorances ne Komisionin e Sigurise per miratimin e projektligjeve. Ky komision eshte pergjegjes per miratimin e dy vendimeve shume te rendesishme ku njeri prej tyre eshte projektligji per standardizimin ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe tjetri eshte projektligji per pjesemarrjen e Shqiperise ne Inteligence Fusion. Projektligjet duhet te miratohet brenda nje afati 10-ditor per arsye se jane parashikuar te jene ne axhenden parlamentare te seances se 14 tetorit. Seancen e ardhshme Parlamenti nuk do te miratoje asnje projektligj duke parashikuar ne rendin e dites bisedimin e lire 60-minutesh dhe nje seri marreveshjesh kufitare mes Shqiperise dhe Malit te Zi dhe Greqise. Po keshtu Kuvendi do te beje javen e ardhshme ne menyre te menjehershme zevendesimin e deputetit Paulin Sterkaj ne Komisionin e Sigurise i cili rrezikon seriozisht balancat e demokrateve ne nje kohe delikate te Kuvendit. Parlamenti aktualisht mban pezull disa ligje ne Komisionin e Sigurise njeri prej tyre eshte ligji organik i SHISH-it tjetri eshte projektligji per kontrollin parlamentar dhe marreveshja mes Shqiperise dhe Serbise per bashkepunim ku socialistet akuzuan pak dite me pare se vendi yne po i shet informacione sekrete te NATO-s Serbise. Vota ne Komisionin e Sigurise eshte shume e brishte per demokratet pasi pak kohe me pare per ligjin organik te SHISH kryetari i ketij komisioni Leonard Demi dhe deputeti Gazmend Oketa kerkuan publikisht te degjohen zerat e Aleances se Atlantikut te Veriut per kete projektligj. Deputeti Rajmond Hoxha pritet te jete deputeti qe do te zevendesoje ne kete detyre Paulin Sterkajn i cili eshte planifikuar nga Kuvendi te largohet nga pjesemarrja ne Komisionin e Sigurise.
Grupi i LSINga shtate anetare qe duhen sipas rregullores per perberjen e grupit parlamentar Levizja Socialiste per Integrim ka ne dileme perberjen e saj te vertete. Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti pas largimit nga qeveria duket se i ka marredheniet e tensionuara ne grupin e LSI-se ndersa deputeti Paulin Sterkaj i cili mbante pozicionin e sekretarit te grupit tashme ka deklaruar publikisht se do jete pjese e opozites.