Ndihmoi nje vrases dhe nje perdhunues denohet me 8 muaj
Nje oficer i Policise Gjyqesore i cili u gjet fajtor se kishte manipuluar provat per te ndihmuar nje vrases dhe nje perdhunues u denua me 8 muaj burg dje nga Gjykata e Rrethit te Fierit.
Vasil Ristani i arrestuar perpara kater muajsh u denua me tete muaj burg gjobe prej 2.6 milione lekesh dhe heqjen e te drejtes per te ushtruar funksione publike per dy vjet. Gjykata pranoi kerkesen e prokurorise dhe aplikoi ne dhenien e denimit uljen e nje te tretes per shkak te pranimit te gjykimit te shkurtuar nga i akuzuari. Pas kater muajve hetim akuzat e renda per ndihmesen e lirimit nga burgu te nje vrasesi dhe nje perdhunuesi edhe pse u vertetuan u katandisen ne nje akuze per shperdorim detyre.
Vendimi u dha dje nga gjyqtari Alfred Konomi ne nje seance ku prokuroria perfaqesohej nga prokurori Artur Cara ndersa i pandehuri mbrohej nga avokati Vladimir Cjapi.
GjykimiNe fillim te gjykimit Vasil Ristani ka kerkuar gjykim te shkurtuar duke perfituar keshtu uljen e mases se denimit me nje te treten. Prokurori Artur Cara ne diskutimin perfundimtar kerkoi deklarimin fajtor te Vasil Ristanit per vepren penale shperdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ai kerkoi denimin me nje vit burg dhe shlyerjen e nje gjobe prej 4 milione lekesh. Si dhe ne baze te nenit 35/2 i pandehuri nuk duhet te kryeje funksione publike per nje periudhe dyvjecare. Ndersa avokati Vladimir Cjapi ne diskutimin perfundimtar kerkoi lirimin e Vasil Ristanit. Argumentet e perdorura nga mbrojtja nuk kishin te benin shume me kryerjen apo jo te vepres penale por me gjendjen familjare te klientit gjendjen e rende ekonomike te tij si dhe gjendjen e rende shendetesore. Avokati theksoi gjithashtu faktin qe Ristani ka punuar per nje kohe te gjate prane strukturave te Policise se Shtetit dhe ka kontribut ne keto struktura. Perfundimisht me gjithe kerkesen e prokurorit dhe avokatit mbrojtes gjyqtari Alfred Konomi duke marre ne shqyrtim edhe kerkesen e te pandehurit per gjykim te shkurtuar ka vendosur denimin me 8 muaj burg dhe nje gjobe prej 2.6 milione lekesh per ish-oficerin e Policise Gjyqesore. Po ashtu Vasil Ristani do te humbase te drejten per te ushtruar funksione publike per nje periudhe dyvjecare qe fillon nga dita e shpalljes se vendimit. Ristani do te duhet te paguaje edhe shpenzimet e gjyqit.
AkuzaDosjet per te cilat u prangos oficeri i Policise Gjyqesore Vasil Ristani jane dy. Nje prej tyre ka lidhje me nje vrasje te ndodhur ne Tirane ndersa tjetra me nje perdhunim te ndodhur ne Fier.
Nga shqyrtimi i dosjes hetimore si dhe i vendimit te marre nga Gjykata e Fierit mesohet se hetimi per Vasil Ristanin kishte nisur qe nga muaji prill i ketij viti. Hetimet paraprake kane zgjatur dy muaj dhe ai eshte vene ne pranga me 28 maj.
Nje nga shkaqet e arrestimit ka qene manipulimi i dosjes ku autor ka qene Bledar Qemalaj. Ky person ishte denuar me 23 vjet burg nga gjykata e shkalles se pare dhe nga apeli ndersa Gjykata e Larte i kishte refuzuar rekustrsin. Por me ndihmen e oficerit te Policise Gjyqesore avokati i Qemalajt siguroi deshmine e dy personave qe krijonin nje alibi per vrasesin e keshtu Gjykata e Larte u detyrua te rikthente ceshtjen per gjykim.
Dosja tjeter per te cilen u arrestua dhe u denua Ristani ka te beje me nje perdhunim. Po me te njejtin skenar Ristani ka marre deklarimet e tre personave me qellim lehtesimin e perdhunuesit.
Keto dy ngjarje jane kapur ne Gjykaten e Larte ku ceshtjet kane shkuar per lehtesim denimi. Pas sigurimit te provave Ristanit iu vune prangat.