E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja vleresimi i kandidateve per Apel dhe Krime te Renda

Tirane- Te gjithe gjyqtaret te cilet do te kandidojne per ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten e Krimeve te Renda do ti nenshtrohen nje vleresimi shume te rrepte. Keshilli i Larte i Drejtesise ka publikuar vleresimin sesi do te behet pikezimi perkates. Piket qe duhet te arrije ne total nje gjyqtar per fituar ne garen e tij jane 200 ku vetem 100 prej tyre kane lidhje me vjetersine ne profesion. Nderkohe qe kriteret qe mund te kishin gjyqtaret kandidate eshte edhe titulli Master i Shkencave ose Master i Arteve te Bukura ose titull i baras vlefshem me te jashte shtetit i njehsuar nga Ministria e Arsimit apo titulli Doktor. Keshilli i Larte i Drejtesise vlereson se nje nga kriteret qe mund te plotesohen jane edhe botimet e gjyqtareve gjate karrieres se tyre. Po ashtu gjyqtaret vleresohen edhe nga ana etike e profesionale ku vleresimi me i larte eshte ai shume mire. Vleresimi i gjyqtareve ne saje te sistemit te pikezimit eshte nje metodike e pergatitur ne bashkepunim me Misionin e BE-se EURALIUS per vleresimin e punes se gjyqtareve bazuar ne vendimet gjyqesore qe ata marrin kualifikimet arsimore e shkencore vjetersine e punes dhe nje sere elementesh te tjere profesionale. Kjo menyre vleresimi percakton se emerimet ne gjykata do te behen mbi bazen e merites se tyre. Gazeta KJ boton te plote menyren e vleresimit si dhe piket perkatese.

V E N D I M

NR 269/2 DATE 27/09/2010

PER RREGULLAT E HOLLESISHME PER SISTEMIN E PIKEZIMIT TE DETYRUESHEM PER ZBATIM NE RASTIN E PERZGJEDHJES SE KANDIDATEVE PER PLOTESIMIN E VENDEVE VAKANTE NE GJYKATAT E APELIT DHE GJYKATAT PER KRIME TE RENDA

KESHILLI I LARTE I DREJTESISE

Ne mbeshtetje te nenit 12 te ligjit Nr. 9877 date 18.02.2008 Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise te nenit 2 te ligjit Nr. 8811 date 17.05.2001 Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise i ndryshuar ne mbledhjen e tij te dates 27/ 09/2010

V E N D O S I

Miratimin e projektit te propozuar per rregullat e hollesishme per sistemin e pikezimit te detyrueshem per zbatim ne rastin e perzgjedhjes se kandidateve per plotesimin e vendeve vakante ne gjykatat e apelit dhe ne gjykatat per krime te renda.

Neni 1 - Grupi i punes per sistemin e pikezimit
1.1 Keshilli i Larte i Drejtesise ne mbledhjen e pare te fillimit te vitit kalendarik miraton perberjen e grupit te punes i cili kryen kete detyre gjate gjithe vitit.
1.2 Grupi i punes bazuar ne dispozitat e ketij vendimi ka si detyre paresore perllogaritjen e pikeve per kandidaturat per gjyqtar ne gjykatat e apelit dhe ne gjykatat per krime te renda.
1.3 Grupi i punes perbehet nga 3 tre anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise.
1.4 Anetaret e grupit te punes nuk kane te drejte rizgjedhje te menjehershme. Vendimi per zevendesimin e anetareve te grupit te punes para afatit merret ne mbledhjen me te afert te Keshillit.
1.5 Grupi i punes ne cdo rast i paraqet Keshillit te Larte te Drejtesise per miratim raportin me rezultatet e punes se tij.

Neni 2 - Kriteret e pikezimit
2.1 Grupi i punes per renditjen me pike te kandidateve qe kandidojne per plotesimin e vendeve vakante ne gjykatat e apelit dhe ne gjykatat per krime te renda bazohet ne kriteret e meposhtme
2.1.1 Sistemi i pikezimit bazohet ne kriterin e vjetersise ne profesion rezultatet e punes ne vijimesi si dhe veprimtarine shkencore e akademike.
2.1.2 Piket maksimale qe mund te arrihen nga sistemi i pikezimit jane 200 =100 nga te cilat
a Per vjetersine ne profesion - 100 pike 50 e totalit te pikeve.
3 pike per cdo vjet eksperience profesionale si gjyqtar deri ne nje maksimum prej 80 pikesh
2 pike shtese per cdo vit eksperience profesionale si gjyqtar i gjykates se apelit deri ne nje maksimum prej 20 pikesh
b Per rezultatet e punes ne vijimesi - 80 pike 40 e totalit te pikeve
Per vleresimin ne total shume mire kandidati merr 60 pike.
Nese vleresimi shume mire eshte arritur per secilin nga tre grupimet e kritereve te vleresimit kandidati merr 80 pike ne total.
c Per veprimtarine shkencore dhe akademike 20 pike 10 e totalit te pikeve.
Llogaritja e ketij kriteri detajohet ne Aneksin e ketij Vendimi.

Neni 3 - Paraqitja e dokumenteve

Per te provuar nivelin e permbushjes se komponenteve dhe kritereve te percaktuar ne kete sistem kandidati mund te paraqese se bashku me kerkesen per kandidim vertetime te leshuara sipas rastit nga kryetari i gjykates kancelari i gjykates apo organe te tjera kompetente.

Neni 4 - Dispozite kalimtare

Per vleresimin profesional dhe etik te gjyqtareve ne zbatim te vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise nr. 193/2 date 11.05.2006 i ndryshuar me vendimin nr. 207/2 date 07.02.2007 rezultatet e punes vleresohen si me poshte vijon

Per rezultatet e punes ne vijimesi - 80 pike 40 e totalit te pikeve
Per vleresimin ne total shume mire kandidati merr 60 pike.
Nese vleresimi shume mire eshte arritur per secilin nga kater grupimet e kritereve te vleresimit kandidati merr 80 pike ne total.

Aneksi

Veprimtaria shkencore e akademike
Ky kriter pikezimi perben 10 te totalit te pikeve.

1. Titulli shkencor ka gjithsej 10 pike.

a Gjyqtari qe ka perfunduar ciklin e dyte te studimeve universitareve dhe gezon titullin Master i Shkencave ose Master i Arteve te Bukura ose titull i baras vlefshem me te jashte shtetit i njehsuar nga Ministria e Arsimit perfiton 4 pike.
b Gjyqtari qe ka perfunduar ciklin e trete te studimeve universitare dhe gezon titullin Doktor ose titull i baras vlefshem me te jashte shtetit perfiton 10 pike.
Gjithsesi ne cdo rast gjyqtari nuk perfiton me teper se 10 pike per kete komponent.

2. Botimet Shkencore ka gjithsej 5 pike.

Per cdo botim te llojit artikull kandidati perfiton 0.5 pike. Kur kandidati ka me teper se 10 artikuj piket maksimale qe i shtohen jane 5.
Per cdo botim te llojit liber kandidatit i shtohen 1.5 pike. Kur kandidati ka botuar me shume se 3 libra piket maksimale qe i shtohen jane 10.
Kur kandidati paraqet botimet ne liber dhe artikuj atij i shtohen shuma e pikeve te perftuara sipas botimeve te paraqitura por ne cdo rast jo me teper se 5 pike.
Per cdo ribotim te librit te paraqitur kandidatit i shtohen 1 pike. Pas 3 ribotimeve kandidatit i shtohen jo me teper se 2.5 pike.

3. Kandidati i cili ka ushtruar per nje periudhe te caktuar nje nga funksionet e meposhtme merr 3 pike dhe ne cdo rast jo me shume se 10 pike

a Gjyqtar i Gjykates se Larte
b Gjyqtar i Gjykates Kushtetuese
c Drejtor i Shkolles se Magjistratures
d Anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.

4. Gjithsesi ne cdo rast gjyqtari nuk perfiton me teper se 20 pike nga te tre komponentet e Veprimtarise Shkencore dhe Akademike.
KESHILLI I LARTE I DREJTESISE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›