E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, 16 të vdekur në një aksident rrugor

Kajro-Si pasojë e një aksidenti automobilistik në verilindje të Egjiptit, të paktën 16 persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një aksidenti mes një autobusi dhe një kamion u përplasën midis tyre, njoftuan burime të sigurisë dhe shëndetësore. Katër nga të vdekurit ishin fëmijë. Aksidenti ndodhi në autostradën Ismailia-Abu Hamad dhe shkak ishte shpejtësia e madhe e dy makinave. Aksidentet rrugore janë një fenomen i zakonshëm në Egjipt për shkak të mungesës së rregullave të qarkullimit rrugor dhe kushteve jo të mira të rrugëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›