Karzai: Marrëdhëniet me Uashingtonin të tensionuara
Kabul-Presidenti afgan Hamid Karzai gjatë një konference për shtyp pas takimit me të dërguarin e posaçëm amerikan Richard Holbrooke, ka deklaruar se raportet me Uashingtonin janë të tensionuara. Presidenti Barack Obama e ka akuzuar qeverinë e Karzait si të shkëputur nga populli. Perëndimi ka shtuar kritikat ndaj Hamid Karzait duke e akuzuar për dështim në qeverisjen jashtë Kabulit dhe për mos luftimin e korrupsionit. Karzai nga ana e tij ankohet në vazhdimësi për vrasjet e civilëve nga sulmet ajrore të gabuara të forcave ndërkombëtare. Holbrooke nga Kabuli do të udhëtojë drejt Indisë.
Ndërkohë, Karazai tha gjithashtu se Afganistani do të marrë pjesë në vlerësimin që SHBA-të do t'i bëjnë ecurisë së luftës kundër terrorit. Lajmi u bë publik pas takimit në Kabul mes të dërguarit amerikan për rajonin Richard Holbrooke dhe presidentit Karzai. Ky i fundit tha se i është mirënjohës presidentit Obama që pranoi propozimin afgan për pjesëmarrjen në takim.