Australia përkujton viktimat e zjarreve
Melburn-Australia ka përkujtuar sot me shërbesa fetare viktimat e zjarreve vdekjeprurëse që goditën jugun e vendit. Zjarret në shtetin e Viktorias, katastrofa më e madhe natyrore që ka goditur vendin, u morën jetën e së paku 181 personave. 1800 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret dhe 7000 njerëz kanë mbetur të pastrehë, nga flakët e shumta që përfshinë të gjithë zonën, prej më shumë se një jave.