Olmert: S’ka armëpushim pa liruar ushtarin peng
Tel Aviv-Kryeministri izraelit në largim, Ehud Olmert deklaroi se Izraeli thotë se nuk do të pajtohet për marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, nëse nuk përfshihet lirimi i ushtarit izraelit, i zënë nga militantët aleatë të Hamasit. Izraeli dhe Hamasi po zhvillojnë bisedime indirekte për kushtet e armëpushimit të qëndrueshëm, pas ofensivës ushtarake izraelite kundër Hamasit, para një muaji. Zyra e kryeministrit Olmert tha se ushtari Gilad Schalit, që mbahet i zënë prej vitit 2006, duhet të jetë pjesë e çfarëdo marrëveshjeje.