Egjipt, 3 viktima dhe 4 të plagosur nga një aksident detar
Tre anëtarë ekuipazhi mbetën të vdekur, ndërsa tre turistë dhe një tjetër anëtar ekuipazhi të plagosur kur një anije turistike që transportonte 1473 pasagjerë u përplas me një muri porti në qytetin turistik Sharm el-Sheik. Lajmi u bë i ditur nga kompania që zotëron anijen.
Anija i përket kompanisë turistike italiane "Costa Crociere", një njësi e shoqërisë "Carnival Cruise Lines", kompania më e madhe e anijeve turistike në botë që organizon udhëtime rreth botës.
"Costa Crociere informon se të premten, 26 shkurt rreth orës 4:45 am me orën lokale, anija Costa Europa duke u ankoruar në portin e Sharm el-Sheik u përplas me skelën duke pësuar dëme në krahun e djathtë", thuhet në një deklaratë të kompanisë.
"Fatkeqësisht duhet të konfirmojmë vdekjen e tre anëtarëve të ekuipazhit", vijon deklarata. Një shtetas indian dhe një brazilian janë dy ndër viktimat, deklaroi Salah Hashem, një zyrtar egjiptian i portit ku ndodhi aksidenti. Kombësia e viktimës së tretë ende nuk është konfirmuar.Anija, që vinte nga qyteti turistik egjiptian i Detit të Kuq Safaga, ishte në një udhëtim turistik rutinë 18 ditor nga Dubai në Savona të Italisë.