E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Përshëndesim sinjalet pozitive nga ana e Koresë së Veriut



Shtetet e Bashkuara të Amerikes duken optimistë për çështjen bërthamore të dhe për kursin e dialogut që po ndiqet nga shteti komunist i Koresë së Veriut.
"Po shohim sinjale inkurajuese për kthimin e Penianit në negociatat 6-palëshe për programin bërthamor,"- ka deklaruar sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Deklaratën e saj, shefja e diplomacise amerikane e dha nga Uashingtoni.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së pohoi se kishte parë vullnet për rifillimin e dialogut për çështje të rëndësishme siç ishte programi bërthamor. Këto bisedime u ndërprenë vitin e kaluar në mënyrë të njëanshme nga autoritetet e Koresë së Veriut.
Gjithashtu, i dërguari speciali i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Bosëorth, ka qenë kohët e fundit në Azi për të rifilluar bisedimet me shtetin komunist mbi çështjen delikate të programit bërthamor. Ndërkaq Peniani zyrtar ka deklaruar se është i gatshëm për të rihyrë në bisedime në rast se SHBA-ja heq dorë përfundimisht nga "politikat armiqësore". Gjithashtu autoritetet e Koresë së Veriut kërkojnë që të gjatë bisedimeve të mos përmenden më sanksionet ekonomike.
Ndërsa Uashingtoni zyrtar është shprehur se kërkesë e Koresë së Veriut për ndihmë dhe për bisedime paqësore do të pranohen vetëm në rast se Peniani zyrtar është i gatshëm që të fillojë bisedimet për programin bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›