E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni,tërmet prej 7,3 ballësh, alarm për cunami



Një tërmet i frikshëm me mangitudë 7,3 ballësh (shkalla richter) ka lëkundur bregun e Okinaëas në Japoni. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm u regjistrua afër ishullit Ryuku. Direkt pas lajmit që u publikua fillimisht nga Agjencia japoneze e meteorologjisë, u dha alarmi se nga momenti në moment pritej një nga fenomenet më shkatërrimtare natyrore, një cunami. Gjithashtu pas këtij tërmeti forcat e shpëtimit si edhe policia e zonës kanë evakuar me shpejtësi me mijëra banorë dhe kanë pastruar zonën për të shmangur një fatkeqësi të ngjashme me tragjedinë që ndodhi para pak vitesh në Tailandë dhe në Indonezi, e cila u shkaktua nga cunami. Por më pas ka rezultuar se ky ishte një alarm fals pasi nuk ka pasur asnjë cunam për fat të mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›