E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, 79 të plagosur gjatë përleshjeve në “Tahrir”

Njoftimi për përleshjet dhe të plagosurit vjen pak kohë pas mbylljes në qetësi të turit të parë të zgjedhjeve historike në Egjipt.
     
Përleshjet shpërthyen kur manifestuesit, të cilën mbajnë sheshin “Tahrir” që prej dy javësh, u përpoqën të dëbonin shitësit ambulantë në shesh. Situata degradoi dhe të dy palët hodhën gurë dhe molotov kundër njëri-tjetrit, treguan disa dëshmitarë.
    
Këto akte dhune ndodhën disa orë pas përfundimit të turit të parë të zgjedhjeve parlamentare të shtrira në rreth katër muaj dhe gjatë të cilave pritet të zgjidhet kryeministri i parë i epokës post-Mubarak.
Prej javësh, mijëra protestues në “Tahrir” kërkojnë largimin e menjëhershëm të udhëheqjes ushtarake të vendit, teksa kanë kërkuar edhe shtyrjen e zgjedhjeve./Start/

                                                                                             2011-11-30 10:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›