Pakistani ushtron trysni ndaj Perendimit

Tensionet e fundit mes Pakistanit dhe SHBA-se kane cuar nje jave para konferences per Afganistanin ne Bon ne nje tjeter incident diplomatik. Sipas njoftimeve te medieve Islamabadi do te bojktoje konferencen nderkombetare per te ardhmen e Afganistanit e cila mbahet ne fillim te dhjetorit ne Bon. Keshtu nje nga aktoret me te rendesishem nuk do te marre pjese ne konsultime. E qarte eshte se pa Pakistanin ne tryezen e negociatave konferenca kercenon te behet e pakuptimte.
Pakistani e argumenton hapin e ndermarre me cenimin e sovranitetit te tij nga sulmi i fundit i NATO-s ne territorin pakistanez si pasoje e te cilit u vrane 24 ushtare pakistaneze. Rrethanat e sulmit jane ende te paqarta. Ne shume qytete te medha te Pakistanit pati protesta masive nga ekstremiste fetare. Qeveria reagoi menjehere. Ajo bllokoi rruge te rendesishme nga Karaci per ne Afganistan ne te cilat kalojne konvojet dhe furnizimet e NATO-s per trupat ne Afganistan. Vec kesaj SHBA nuk mund te perdore bazen e saj ajrore ne rajonin Belushistan. Prej atje nisen avionet amerikane pa pilote qe kryejne sulme ne rajonin kufitar afgano-pakistanez.
Masa te tilla jane vendosur edhe ne te kaluaren kur ka pasur zenka bilateriale por pas nje kohe te shkurter jane hequr me qetesi per te mos rrezikuar marredheniet me Uashingtonin. Tani situata po lejohet te shkallezoje. Ne fund te fundit ne konferencen ne Bon jane ne loje interesa jetike per Pakistanin.
Ai kerkon te siguroje influencen e tij ne Afganistan edhe pas terheqjes se trupave perendimore para se gjithash per te kontrolluar rajonin kufitar i cili ne rast te nje lufte te re me Indine mund te perdorej si zone terheqjeje. Vec kesaj Pakistani kerkon te shmange zgjerimin e marredhenieve te mira mes Indise dhe Kabulit cka do te thoshte rrethim diplomatik per Pakistanin nje skenar i tmerrshem per politikanet ne Islamabad. Per te vene ne jete keto interesa ata shfrytezojne talibanet. Persa kohe Pakistani beson se pozicioni i tij mund te lihet pas dore ne konferencen per paqe Islamabadi perdor talibanet si xhoker.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Redaktori i Deutsche Welle-s Grahame Lucas.
Ne kete situate te ngaterruar tejet shperthyese konferenca per Afganistanin i ofron Islamabadit nje mundesi unike per te permiresuar pozicionin e tij ne lojen e pokerit te diplomacise nderkombetare. Perendimit mund ti thuhet ne rast mungese te Pakistanit se paqja afatgjate ne Afganistan nuk eshte e mundur pa Pakistanin aq me pak kunder tij. Duhet te behet e qarte sherbimi sekret pakistanez mund ti sjelle talibanet ne tryezen e negociatave ose jo.
Tani eshte radhe e diplomacise amerikane per te vepruar por edhe e asaj evropiane. Pakistani duhet te bindet se interesat e tij legjitime do te merren parasysh. Por jo me shume. Pakistani si fuqi berthamore do te negocioje fort por nuk do e kepuse plotesisht litarin. Vendi ka nevoje per ndihmat ushtarake dhe financiare nga SHBA dhe per ndihmen e BE-se ne ndertimin e vendit madje ne periudhe afatgjate.
Autor Grahame Lucas
Redaktoi Eliana Xhani