Eurozona miraton këstin e radhës, Papademos i shqetësuar

Më pak se 24 orë pasi Greqia siguroi 8 miliardë të tjera ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryeministri Lukas Papademos, pritet të lëshojë sot një paralajmërim të fortë për kabinetin e tij. Ai është i shqetësuar se grindjet mes ministrave të qeverisë së tij mund të pengojnë vënien e reformave në zbatim.
Papademos pritet të mbajë një takim me qeverinë e tij sot. Takimi duket që nuk do të jetë për të festuar teksa burime nga qeveria shprehen se kryeministri është tepër i shqetësuar se mosmarrëveshjet mes ministrave mund të bëjnë që Greqia të mos i arrijë objektivat e vëna nga BE-ja dhe FMN-ja, raporton “Ekathimerini”.
Papademos sot po ashtu do të përpiqet të vendosë agjendën për javët në vijim. Synimi parësor i tij deri më tani ka qenë sigurimi i këstit të radhës nga Bashkimi Evropian, para të cilat do t’i duhen deri në gjysmë të dhjetorit për të paguar faturat dhe borxhet. Pas miratimit të mbrëmshëm të këtij kësti, kryeministri do të vijojë me planet e tjera për të nxjerrë vendin nga kriza./Start/F. P/
2011-11-30 14:50