E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, sanksione ekonomike Sirisë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, tha se qeveria e Presidentit Bashar Al-Asad “ka ardhur në fund të rrugës”.

Sanksionet e Turqisë kanë si synim parësor lidershipin e Sirisë. Davutollu tha se ata ishin përgjegjës për dhunën në vend. Asetet e qeveritarëve  dhe biznesmenëve të afërt me Asadin janë ngrirë teksa atyre u ndalohet fluturimi në Turqi.

Liga Arabe shpalli sanksionet e saj javën e kaluar. Ajo ka penalizuar Sirinë ngase qeveria e Bashar Al-Asadit dështoi të vinte në zbatim propozimet për paqe.

Dubai ka njoftuar se duke filluar që nga java e ardhshme, Emiratet e Bashkuara Arabe do të pezullojnë fluturimet për në Siri, në respektim të sanksioneve./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-30 10:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›