E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt/ Çmimi si filmi me skenarin më të mirë për "Trishtimi i zonjës Shnajder"

Filmi shqiptar është nderuar me çmim në festivalin e fillmit në Egjipt. Bëhet fjalë për filmin shqiptar "Trishtimi i zonjës Shnajder", me regji të Pirro dhe Eno Milkanit. Është një bashkëpunim mes trupës aktoreske shqiptare dhe asaj çeke. Ky festival është një nga shtatë festivalet më të rëndësishme të filmit, e ndërsa drejtor nderi i festivalit është vetë Omar Sherif, aktori që luajti filmin "Doktor Zhivago". Me aktorë shqiptar si Kreshnik Xhelili dhe atë italian Mikele Plaçido, ky film është nderuar si filmi me skenarin më të mirë. Vetë regjizori i filmit Eno Milkani, tregon për këtë çmim të fituar, në festivalin e filmit në Egjipt.
Subjekti i filmit ka të bëjë me një të ri shqiptar që bie në dashuri me një zonjë të huaj dhe kalon një sërë peripecish mes regjimit komunist në Shqipëri. Më tej filmi ofron një mori ngjarjesh të tjera duke gërshetuar cilësitë e personazheve me vetë kohën e jetuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›