E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak e pranoi ftesën për bisedimet paqësore


Mediat shtetërore në Egjipt kanë raportuar se presidenti Hosni Mubarak e ka pranuar ftesën e Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington, muajin e ardhshëm.

Dje sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ftoi presidentin Mubarak dhe mbretin jordanez, Abdullah, në nisjen e bisedimeve të para direkte ndërmjet liderëve të të dy palëve, prej dhjetorit të vitit 2008.

Bisedimet fillojnë më 2 shtator në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›