E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet organizuesi i sulmeve në metron e Moskës

Moskë, 21 gusht - Komiteti kombëtar anti-terror i Rusisë njoftoi se forcat e sigurisë sot e kanë vrarë militantin Magomedali Vagabov, i dyshuar për organizimin e sulmeve vetëvrasëse me bomba në metronë e Moskës, në muajin mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të Komitetit, Vagabov ishte në mesin e pesë militantëve të vrarë në përleshjet në fshatin Gunib në Dagestan.

Nga sulmet me bomba, të kryera nga dy femra vetëvrasëse, më 29 mars, ishin vrarë 40 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Sipas disa raporteve, transmeton REL, Magomedali Vagabov, ishte bashkëshort i njërës nga sulmueset vetëvrasëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›