E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi mbushja e centralit atomik në Bushehr

Teheran, 21 gusht - Irani e ka filluar mbushjen e centralit të parë atomik, që është ndërtuar nga Rusia. Reaktori në qytetin port, në pjesën jugore të Iranit, Bushehr, ka startuar me një ceremoni, në të cilën merrnin pjesë zyrtarë iranianë dhe rusë.

Në njoftimin e Organizatës për Energji Atomike të Iranit, thuhet se inxhinierët e kanë filluar mbushjen e reaktorit me karburant, në praninë e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, njofton REL.

Për ndërtimin e kapacitetit në Bushehr, janë dashur 35 vjet dhe shumë herë ai ishte rrezikuar nga vonesat.

Ceremonia e startimit u bë në periudhën kur ka shqetësime për programin iranian të pasurimit të uraniumit, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se ka për qëllim prodhimin e armatimit bërthamor, derisa Irani i hedhë poshtë këto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›