E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshta e Kapitolit 65 milionë vjeçare në shtetin Jutah

Kreshta e Kapitolit në qendër të shtetit Jutah, mendohet të jetë krijuar 65 milionë vjet më parë.  Nga lëvizjet gjeologjike dhe erozioni, me kalimin e kohës, ky formacion shkëmbor u shtri në një kreshtë prej disa qindra kilometrash

Gurët me sipërfaqe të lëmuar si mëndafsh apo me grimca roanore të formave dhe ngjyrave nga më të shumëllojshmet e mahnisin vizitorin dhe i lënë një mbresë të pashlyeshme.  Pjestarët  e fisit navajo e quajnë këtë
toka e ylberit të fjetur.

Njerëzit që erdhën të parët këtu dhe më pas vizitorët, i panë këto forma shkëmbore si diçka familjare, të ngjashme me shtëpitë e tyre.  Ata u vunë këtyre formacioneve emra të tillë si  kështjella apo oxhaku.  Këto gurë të lagët ranorë të kujtojnë kupolat e ndërtesave të kapitolëve.  Ndërsa këto shkrepa që quhen kreshta e që shërbejnë për të kaluar kanë marrë kështu emrin Capitol Reef, kreshta e kapitolit.

Gjatë mijëra vjetëve, gjuetarët gjysmë nomadë dhe mbledhësit e gjahut u vendosën këtu.  Ata lanë gjurmët e historive të tyre në faqet shkëmbore të kanioneve.  900 vjet më pas, mormonët e guximshëm gjetën strehim në këtë zonë të fshehur.  Kisha e tyre ishte avantgarda  e krishtërimit në këto zona të largëta, madje ishin vetëm mormonët që mund ta kthenin këtë mjedis në një kopësht të lulëzuar.

Pati një arsye të fortë që ata u fshehën këtu.  Në vitet 1880 autoritetet federale kishin ndërmarrë një fushatë spastrimi të mormonëve që praktikonin poligaminë që ishte e ndaluar edhe nga kisha e tyre.  Ishte tepër e vështirë për marshallët federalë që ti gjenin mormonët këtu, në këtë zonë kaq të thellë.

Duke punuar sëbashku, mormonët e kthyen luginën e strehimeve të tyre në një pasuri të madhe.  Për 80 vjet ata u shitën prodhime buqësore dhe blegtorale  eksploratorëve dhe kaubojve. Ata bënë tregti edhe me grupet e vandalëve që u ra rruga në këto vise.  Mormonët jetuan këtu deri në vitet 60-të kur e la zonën edhe familja e tyre e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›