Egjipt Mubarak shperndan qeverine. Dhjetra viktima

Egjipti është zgjuar i rraskapitur pas një nate protestash të cilat sfiduan gjendjen e shtetrrethimit të shpallur nga presidenti Mubarak. Ky i fundit vazhdon të mbahet pas pushtetit pas disa ditësh protestash kundër regjimit të tij 30- vjecar gjatë cilave kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur më shumë së 1 mijë të tjerë. Ai ka urdhëruar tanket e ushtrisë të dalin në rrugë për të qetësuar protestat të cila kanë lënë nja valë shkatërrimi në të gjithë Kajron.
Zyrat qendrore të partisë në pushtet vazhdojnë të digjen edhe sot ndërsa demostrues janë parë nëpër rrugë që në orët e para të mëngjesit, pavarësisht ndalimqarkullimit që është vendosur në vend. Situata është shfrytëzuar edhe nga keqbërësit, të cilët kanë shkatërruar dhe vjedhur dyqane në disa lagje të Kajros, e sidomos në Mohandesin, në lagjen e tregtimit të bizhuve.
Presidenti Mubarak ka premtuar se do të emërojë një qeveri të re dhe ka bërë thirrje pëe dialog në mënyrë që të parandalohet kaosi. Vetë qytetarët nuk e bësojnë këtë lëvizje, sipas tyre, të heqësh Nazifin dhe të vendosësh një tjetër, është një gjest bosh.“Njerëzit dëshirojnë rrëzimin e presidentit”, kanë vazhduar të këndojnë në protestë, qindra të rinj të mbledhur në sheshin ‘Tahrir’.
Më shumë se gjysma e viktimave janë vrarë në përleshjet me policinë në Suez, qytetit lindor që ka njohur protestat më të dhunshme të këtyre ditëve. Mubarak ka qenë një aleat i ngushtë i Uashingtonit dhe përfitues i ndihmave amerikane për dekada, duke e justifikuar regjimin e tij autokratik me rrezikun e militantëve islamistë. Interneti dhe shërbimet celulare kanë nisur të funksionojnë sërish, pasi u mbyllën më parë nga qeveria.