Protesta në Egjipt, 18 të vrarë dhe rreth 1 mijë e 100 të plagosur

18 persona janë vrarë gjatë protestave që përfshinë Egjiptin ditën e premte. Lajmi është bërë i ditur nga burimet spitalore vendase.Ndërsa numri i të plagosurve në përleshje, sipas burimeve jo-zyrtare raportohet të jetë rreth 1 mijë e 100 persona. Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit, si Kajro, Aleksandri, Suez dhe qytete të tjera. Protestuesit i kanë vënë zjarrin selisë së partisë në pushtet, si dhe kanë rrethuar Televizionin Shtetëror dhe Ministrinë e Jashtme.
Autoritetet vendase kanë njoftuar shteterrethimin nga ora 18 e ditës së premte, deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale. Protestat që kanë përfshirë Egjiptin prej 4 ditësh drejtohen kundër papunësisë së lartë, kushteve të vështira të jetesës, si dhe kundra regjimit 31 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.