Irlandë, zgjedhjet e reja

Kryeministri i Irlandës,Brian Kouen ka deklaruar se javën e ardhshme do të shpërndajë parlamentin dhe do të caktojë datën e zgjedhjeve të reja. Kryeministri Cowen i bëri këto komente ditën e premte, në radion shtetërore. Kryeministri kishte caktuar si datë për zgjedhjet e ardhshme, 11 marsin por opozita e ka kundërshtuar këtë datë duke kerkuar që zgjedhjet të zhvillohen më parë. Sipas analistëve, zgjedhjet në Irlandë pritet të mbahen në fund të muajit të ardhshëm.