Trafiku i drogës, ekzekutohet holandezja

Një Iraniane me pasaportë hollandeze, 46 vjecarja Sahra Bahrami, është ekzekutuar në Teheran, pasi ishte dënuar me vdekje për trafik droge. Në një komunikatë të zyrës së shtypit të prokurorisë, thuhet "Një trafikante droge e quajtur Sahra Bahrami, e cila është dënuar që në 2 janar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike, është ekzekutuar me varje mëngjesin e sotëm". Hollanda ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me këtë ngjarje dhe ka kërkuar sqarime nga Irani.