E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt: Protesta, përkundër paralajmërimeve të qeverisë

Protesta të reja kanë shpërthyer në Egjipt, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë se demonstratat nuk do të tolerohen.Ky veprim vjen një ditë pas protestave antiqeveritare në mbarë vendin, që rezultuan me të paktën tre të vdekur.

Protestuesit egjiptianë kanë kërkuar shpërbërjen e parlamentit, zbatimin e demokracisë, paga më të larta si dhe largimin e presidentit Hosni Mubarak.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestuesit e tubuar në qendër të Kajros.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›