E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Çdo konflikt, një kosto për ekonominë

Ekonomia dhe politika janë shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe çdo konflikt ka një kosto në ekonominë e një vendi. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pavarësisht konfliktit të 21 janarit, ekonomia dhe sistemi bankar në Shqipëri ka fituar imunitet dhe besueshmëri tek konsumatorët.
Ndërsa si aspekt pozitiv për 2010-tën, Kreu i Bankës së Shqipërisë përmendi uljen e defiçitit buxhetor me rreth 4 përqind.

Ndërkohë përsa i përket ecurisë së ekonomisë për 2011-tën, guvernatori deklaroi se pritet që të jetë pozitive por edhe të ketë vështirësi midis të cilave paraqitet të jetë borxhi publik dhe kursi i këmbimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›