E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vestervelle: Egjipti të respektojë të drejtat civile

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, tha se Egjipti duhet të respektojë të drejtat e njeriut. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

“Të drejtat themelore të njeriut, të drejtat civile, liria e të shprehurit, e tubimit dhe e shtypit duhet të respektohen në Egjipt. Respekti për njerëzit dhe të drejtat e tyre është mënyra më e mirë drejt stabilitetit”, ka thënë Vestervelle.

Komentet e tij vijnë pas protestave të djeshme kur policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në Kajro. Mediat raportojnë për katër të vrarë në demonstratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›