E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE dhe BDI, vendosin për ministrat

VMRO-DPMNE dhe BDI janë drejt finalizimit të listës së kabinetit të ri qeveritar, pas mandatimit të Nikolla Gruevski.
Dy partitë kanë ndarë postet ministrore, por kandidaturat janë në shqyrtim nga ana e dy liderëve Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski. Burime partiake pranë dy partive bëjnë të ditur se negociatat po vijojnë në rang të kryesive dhe se po shqyrtohen kandidaturat për ministra dhe postet e tjera ministrore.
 

BDI po shqyrton listat e kandidatëve të propozuar për ministra, ndërsa deri tani vetëm Ermira Mehmeti, Abdilaqim Ademi dhe Fatmir Besimi janë kandidaturat e nominuara për dikastere ministrore.
 

BDI në kabinetin e ri qeveritar do të udhëheqë me zëvendëskryeministrin për Marrëveshjen e Ohrit, Evrointegrime, Drejtësi, Mbrojtje, Ekonomi, Ambient Jetësor, Pushtet Lokal, ndërsa janë siguruar edhe 4 deri në 5 zëvendësministra si dhe poste të sekretarëve shtetëror në 5 dikastere ministrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›