Hapja e biznesit në Shkup, më lehtë se në Prishtinë
Shkupi vlerësohet si vendi ku mund të fillosh biznes mjaftë lehtë, ndërsa Prishtina është qyteti më i komplikuar për biznes. Kështu bën të ditur raporti i fundit i "Doing Business 2011” i Bankës Botërore për vendet e rajonit.
Në Maqedoni për të filluar biznes apo për të hapur kompani duhen vetëm 100 dollarë dhe procedura zgjat vetëm tre ditë dhe kjo ka bërë që Shkupi, por edhe dy qendrat e tjera si Tetova dhe Manastiri , të radhiten si vendet më të lira dhe në mënyrë më të lehtë mund të fillohet me aktivitet biznesi.
Nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, në pozicion të mirë renditet Banja Lluka në Bosnjë. Në nivel të shteteve, Maqedonia ka bërë më shumë reforma në planin e zbutjes së klimës së biznesit dhe këto reforma janë bërë brenda tre viteve të fundit. Në vitin 2008, Maqedonia ishte renditur në vendin e 75-të, ndërsa brënda këtij viti, është renditur në vendin e 38, sa i përket performancës për reformat në sferën e klimës së biznesit dhe lehtësimeve administrative.
Analiza e “Doing Business” ka përfshirë 22 qytete në Maqedoni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Moldavi.