E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet me armë butiku

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 përballë Muzeut të Shkencave të Natyrës.

Mësohet se grabitësi ka hyrë i armatosur në dyqan dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë shitëses një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra e më pas është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe ndalimin e autorit.
/Start/

                                                                                             2012-06-19 21:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›