E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacionin me te Mire ne gare 55 kandidate


Qeveria e futbollit botëror, FIFA dhe shoqata ndërkombëtare e futbollistëve FIFPro, kanë zyrtarizuar listën e 55 lojtarëve nga të cilët do të zgjidhet formacioni më i mirë i vitit.

Nga votimet e bëra prej 50 mijë futbollistëve profesionistë anembanë globit kanë ngushtuar listën në përzgjedhjen aktuale dhe emrat e përfshirë do të selektojnë 11-shen ideale, duke vendosur një portier, 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues.

Nga lista prej  55 futbollistësh që ka bërë publike FIFA, shfaqet dukshëm dominimi i Spanjës me 12 lojtarë. Brazili është në vendin e dytë me 8 futbollistë në listën e më të mirëve, ndërsa më pas janë Gjermania dhe Anglia me nga 5 emra. Edhe nëse analizohen kampionatet më të mira në botë, sërish La Liga spanjolle është më e përfaqësuara me 22 futbollistë.

Pas kampionatit spanjoll, është Premier Liga me 18 lojtarë dhe më pas Seria A. Formacioni më i mirë i FIFA-s do të zyrtarizohet në 9 Janar në Zyrih, ditën kur do të jepet edhe “Topi i Artë”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Europa League, kualifikohen të tjera ekipe
Sportingu Lisbonës, Stoke City, Atletiko Bilbao, Shalke , Tuente, Anderlehti dhe Lokomotiva e Moskës janë skuadrat që janë kualifkuar për në fazën tjetër të Europa League. Ndërkohë që suprizat e të enjtes janë PSG dhe Lazio, dy ekipe këto që i kanë varur shpresat në ndeshjet e fundit në grup. “Virusi Telo” infekton futbollin
I nisur nga Brazili dhe duke kaluar nëpërmjet sportit më popullor në botë, hiti i këngëtarit latin Mishel Telo’ është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke zbarkuar edhe në Europë. Allegri: Juventus, kandidate për titull
Massimiliano Allegri është shprehur se Juventusi është tashmë një kandidate për fitimin e titullit kampion të Serisë A. Trajneri i Milanit ka theksuar se bardhezinjtë treguan me barazimin 3-3 në San Paolo se qëndrojnë me meritë në krye të renditjes. Të premten shorti i Euro 2012
Shorti që do të shfaqet në tavolinën e zyrtarëve të UEFA-s për europianin e vitit 2012, është shumë pranë konsumimit. Barcelona kryeson renditjen e IFFHS
Barcelona vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes botërore të klubeve të Federatës së Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), duke lënë pas Real Madrid.

Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›