E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi Telo infekton futbollin


I nisur nga Brazili dhe duke kaluar nëpërmjet sportit më popullor në botë, hiti i këngëtarit latin Mishel Telo’ është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke zbarkuar edhe në Europë.

Kënga "Ai se eu te pego" e të riut brazilian ka ngjallur interesim për lëvizjet e vecanta që janë adoptuar menjëherë nga futbollistët më të njohur.

Gjithcka nisi nga sulmuesi brazilian Neimar që për të festuar një gol me Santosin, imitoi koreografinë e këngës, dhe më pas vazhdoi në dhomat e zhveshjes. Por hiti i Mishel Telo’ kaloi më pas në Europë.

Kristiano Ronaldo dhe shoku i tij te Reali i Madridit, mbrojtësi Marcelo i dhanë jetë një kërcimi argëtues në fitoren kundër Malagës.

Ditët e fundit, edhe Robinjo, Boateng, Tiago Silva dhe Pato kanë kërcyer me ritmet e këngës braziliane, që është kthyer në një modë në botën e futbollit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Europa League, kualifikohen të tjera ekipe
Sportingu Lisbonës, Stoke City, Atletiko Bilbao, Shalke , Tuente, Anderlehti dhe Lokomotiva e Moskës janë skuadrat që janë kualifkuar për në fazën tjetër të Europa League. Ndërkohë që suprizat e të enjtes janë PSG dhe Lazio, dy ekipe këto që i kanë varur shpresat në ndeshjet e fundit në grup. “Formacionin më të Mirë”, në garë 55 kandidatë
Qeveria e futbollit botëror, FIFA dhe shoqata ndërkombëtare e futbollistëve FIFPro, kanë zyrtarizuar listën e 55 lojtarëve nga të cilët do të zgjidhet formacioni më i mirë i vitit.
Allegri: Juventus, kandidate për titull
Massimiliano Allegri është shprehur se Juventusi është tashmë një kandidate për fitimin e titullit kampion të Serisë A. Trajneri i Milanit ka theksuar se bardhezinjtë treguan me barazimin 3-3 në San Paolo se qëndrojnë me meritë në krye të renditjes. Të premten shorti i Euro 2012
Shorti që do të shfaqet në tavolinën e zyrtarëve të UEFA-s për europianin e vitit 2012, është shumë pranë konsumimit. Barcelona kryeson renditjen e IFFHS
Barcelona vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes botërore të klubeve të Federatës së Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), duke lënë pas Real Madrid.

Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›