Egjipt, armata e gatshme për të ndalur protestat
Gjeneralët e ushtrisë së Egjiptit, që aktualisht janë në pushtet në këtë vend, thonë se ata janë të gatshëm të përdorin forcën, për të ndalur protestat në Sheshin Tahrir në Kajro.
Këto deklarata u bënë pasi mijëra demonstrues u mblodhën në këtë shesh me makina të dëmtuara ushtarake dhe me tela me gjemba.
Protestuesit po kërkojnë largimin e Këshillit ushtarak, i cili është në pushtet në Egjipt.
Ata, gjithashtu janë të zemëruar pasi të shtunën ushtarët e shkatërruan një kamp protestues, ku u vra një person dhe u plagosën afro 70 të tjerë.
Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara me zhvillimet në Sheshin Tahrir, që ishte qendër e protestave, nga të cilat u përmbys regjimi i ish presidentit, Hosni Mubarak.