Masakër në Hollandë, një person i armatosur vret 7 persona

Një njeri i armatosur ka hyrë në një qendër tregëtare në “Alphen aan den Rijn”, rreth 20 km nga Amsterdami, në Hollandë dhe ka nisur të qëllojë. Për pasojë 6 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë mbetën të plagosur.
Pas të shtënave të furishme me armë zjarri, sulm për të cilin ende nuk dihen shkaqet, personi që ndërmori këtë akt makabër u vetëvra duke qëlluar veten me plumb në kokë.
Konfirmimi për vdekjen u dha nga kryebashkiaku i qytetës ku ndodhi sulmi. Sipas mediave katër persona nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dëshmitarët thonë se personi i armatosur hyri në qendrën tregëtare «De Ridderhof» rreth mesditës dhe nisur të qëllojë verbërisht.
Në këtë qytezë ku ndodhi ngjarja, është ngritur edhe një qendër asistence psikologjike në një kishë për ata që panë të tmerruar lumin e gjakut, si dhe për të lënduarit dhe familjarët e viktimave, sqaroi kryebashkiaku.
Një prej dëshmitarëve, Maart Verbeek, pronar i një dyqani kafshësh, tregon se vrarësi hapi zjarr pa patur një objektiv të caktuar. Dëshmitarët e përshkruan vrasësin , rreth të 25-ve, me flokë të verdhë, ndërsa mbante veshur një xhaketë lëkure.
Kryeabshkiaku, e përshkroi këtë ngjarje si të paprecedentë për Alphen, cilësuar si një qytezë e qetë.