E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Udinese ndeshet me Romen

Pas Milanit është radha e Romës të zbresë në fushë. Në stadiumin “Friuli”, verdhekuqtë do të luajë sot në mbrëmje me Udinezen. Ndeshje mes dy skuadrave që praktikojnë futbollin e bukur, ku emocionet pritet të mos mungojnë.

Kjo është edhe një sfidë mes dy prej sulmuesve më të mëdhenj italianë: Di natale dhe Francesko Toti. Të dy kanë regjistruar rekorde gjatë fundjavës së kaluar.

Ata janë edhe dy futbollistët ende në aktivitet, që kanë shënuar më tepër në kampionatin italian.

Në ndeshjen e kthimit ishte pikërisht Di Natale ai që me dy gola udhëhoqi Udinezen në përmbysjen 3-2 në Romë.

Bardhezinjtë paraqiten në këtë përballje me mungesat e Benatia, Paskuale, Laxari dhe Pinzit. Edhe Roma ka probleme në formacion, ku përveç Bredlit të skualifikuar, nuk luajnë as Markinjos dhe Pjaniç të dëmtuar.

Të dyja ekipet kërkojnë fitoren, për të vazhduar luftën për një vend në kupat e Europës gjatë sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›