E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukashenko mund të ballafaqohet me trazira

Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, parashikon që presidenti i Bjellorusisë, mund të ballafaqohet me një kryengritje popullore, që tani po ndodh në botën arabe.

Këto komente ai i bëri në Varshavë, pas një takimi të donatorëve, në të cilën vendet kanë premtuar 120 milionë dollarë për grupet opozitare në Bjellorusi.

Konferenca e donatorëve me moton “Solidariteti me Bjellorusinë”, ku morën pjesë 36 vende, ishte e para e këtij lloji, që u fokusua në ndihmën financiare për OJQ-të, mediat e pavarura, për studentët dhe për të tjerët në këtë vend.

Kjo u bë një ditë pasi BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, në përgjigjje të goditjes së presidentit Aleksandër Lukashenko, kundër protestave në muajin dhjetor, pas rizgjedhjes së tij të kontestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›