Eli Fara bëhet ‘tapë’
Vetëm sa për në klip, sepse kur vjen puna tek jeta reale ajo di ta kontrollojë shumë mirë veten... Kur e kupton që e ka tepruar me alkoolin, nuk flet fare. Madje çfarë bën, shkon për të fjetur. Por kënga e saj e re, do të na dehë të gjithëve. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ylli i muzikës sonë rrëfen detaje nga projekti i ri me titullin “Dënglat”, që ka premisa për t’u shndërruar në një hit veror, si dhe zbulon se çfarë do të ketë pas tij... Ajo na tregon sakaq se i pëlqen të mos bëjë plane. “Më mirë sot për nesër”, thotë Eli, ndërsa ndan me ne edhe disa sekrete të vogla për dukjen e saj, që megjithë vitet që kalojnë, vazhdon të ruajë të njëjtin shkëlqim.
Eli, vjen së fundmi me një këngë dhe me një klip të ri nën titullin “Dënglat”… Me kë ke bashkëpunuar?
Kjo këngë vjen në vazhdimësi të bashkëpunimit me kompozitorin Adrian Hila, i cili kohët e fundit zbuloi, le të themi diçka ndryshe në karakterin tim si këngëtare, gjë për të cilën e falenderoj shumë sepse unë kisha nevojë për një ndryshim, për një tjetër gjini... Ka kaluar kaq kohë dhe u desh Adi Hila që ta zbulonte këtë gjë tek unë. Nisur nga suksesi i dy këngëve të fundit, që u shndërruan në hite, vijuam punën edhe për këtë projekt. Meqenëse kënga është me ritëm dhe në fabulën e saj trajtohet një natë vere, menduam të realizonim një klip të bukur... Teksti është shkruar nga Pirro Çako. Unë e kërkova bashkëpunimin me Pirron, sepse më pëlqejnë gjetjet që bën ai në fjalë, kjo varet shumë edhe nga shijet dhe nga gustot që ke. Mua më pëlqen mënyra se si i përdor fjalët, ndoshta edhe ngaqë merremi vesh mirë bashkë, pasi ai e kupton atë çfarë dua unë. Duke parë që kuptohemi me njëri-tjetrin, puna bëhet më e lehtë dhe shumë më e bukur, duke nxjerrë më të mirën nga bashkëpunimi.
Do më tregosh ndonjë prapaskenë interesante nga xhirimet e videoklipit?
Sigurisht që nisur nga fabula e këngës ndërtuam një skenar bashkë me produksionin që punoi videoklipin. Gjëja më e rëndësishme ajo është, skenari, regjia dhe mënyra se si e koncepton atë që do të bësh. Në këtë klip të ri, risi është deti, sepse unë nuk kam pasur asnjëherë videoklipe vere, pasi baladat i përshtaten më shumë stinës së dimrit. Unë dal me një ‘look’ tjetër, me lëvizje të tjera, e veçantë më duket se është edhe ajo pjesa e lojës në rërë, ku unë bëhem tapë, e ku sigurisht duhet që të isha edhe pak aktore dhe ta përjetoja atë që po këndoja. Jam shumë e kënaqur nga puna që është bërë. Duke parë edhe çfarë lëviz në treg, si në këngë ashtu edhe në klipe, më vjen mirë që kam bërë diçka ndryshe. Diçka të pastër, klas, qytetare, njerëzore.
A je bërë ndonjëherë tapë në jetën reale?
Po, patjetër. Kush nuk është bërë?
Çfarë bën kur je e dehur?
Shkoj të fle. Më urgjencë madje. Nëse e ndjej veten tapë nuk flas fare, i kam frenat e forta. Shkoj fle, merrem me veten time.
Ndërkohë ‘dënglat e tua’, është fraza që dominon në këngë? Të ka bërë ndonjë njeri dëngla?
Më pëlqen shumë kur më bëjnë dëngla (qesh).
Të pëlqen edhe të bësh ama?
(qesh) Po edhe të bëj. Ky njeriu që bën dëngla, duhet të flirtojë edhe me të tjerë që të të bëjë dëngla ty dhe besoj se këto janë gjëra që ndodhin në jetën e të gjithëve, puna është që ne t’i marrim pozitivisht të gjitha gjërat që na ndodhin, sepse është më mirë për të gjithë. Është një lojë në tekst bazuar në dëngla, që është e këndshme, nuk është duf.
Ndërkohë pas kësaj kënge do të vijë një tjetër krijim në bashkëpunim me grupin rom ‘Mangavatu’, me të cilin këndove superhitin “Romale”...
Po, është e vërtetë. Do të vijë menjëherë kënga tjetër, besoj se nuk do të zgjasë shumë, sepse kënga është gati dhe ndoshta javën tjetër do të realizojmë klipin. Ndonjëherë nuk është mirë që të dalin dy kënga njëra pas tjetrës, po duke qenë se nuk janë fare të ngjashme me njëra-tjetrën, s’besoj se do jetë problem. Gjithsecila ka bukurinë e vet. Mendoj që ta nxjerr shpejt, duke qenë se edhe ajo është këngë mjaft ritmike dhe argëtuese gjithashtu, këngë vere me pak fjalë.
Ndërkohë vera si do të jetë?
Vera do të jetë si këngët e mia (qesh).
Do të ketë pushime, apo vetëm punë?
Nuk e kam të planifikuar në fakt. Do ketë edhe punë edhe pushime, i bëj gjërat si të më vijnë, sepse këto kohë iu kushtova totalisht këngëve dhe klipeve dhe nuk bëra plane për këtë verë. Po është më mirë sot për nesër, sesa kur bën plane afatgjata.
Ndërkohë ti vazhdon të dukesh shkëlqyeshëm... Çfarë bën ti Eli?
Vazhdoj të ndihem mirë me veten.
Vetë kujdesesh?
Po, vetë. Këtë verë në fakt, u kujtova pak vonë, duhet të kisha nisur më herët, por sidoqoftë bëra disa seanca trajtimi me baltë për trupin, meqë kjo është stina që del në plazh dhe duhet të ndihesh më mirë. Nuk jam sistematike në fakt, po kur ma jep truri i kushtohem kësaj pjese. Besoj se pak not, pak ecje tani në verë të bëjnë të ndihesh mirë. Sa për fytyrën zgjedh ushqime të mbushura me vitamina, përdor kremra, maska. Flokëve ua kam ndryshuar ngjyrën, më pëlqen që i kam bërë kafe, dukem më bukur edhe me ngjyrën e trupit.
Ndërkohë udhëtimet në diasporë vazhdojnë, për koncerte e dasma?
Po, po, si gjithmonë. Kam koncerte në Kosovë, Maqedoni, ndoshta do të shkoj edhe në Amerikë nga gushti.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)