E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, i vihet zjarri selisë së Vëllazërisë Myslimane

KAJRO- I vihet zjarr selisë së Vëllazërisë Myslimane në Aleksandri, në kohën kur në gjithe vendin  po protestohet kundër presidentit Mohamed Morsi.

''Selia e lëvizjes politike egjiptiane Vëllazëria Myslimane në Sidi Gaber, në lagje në Aleksandri, ku po zhvillohen protesta masive dhe përleshje të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtarëve opozitarë të presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, është në flakë, pasi i është vënë zjarri nga një grup personash'', njoftonin burimet lokale. 

Pamjet televizive tregonin flakën dhe tymin që dilnin nga zyrat e partisë në qytetet Aleksandri dhe Aga. Zëdhënësi i Vëllezërisë Myslimane, deklaroi se prapa këtij sulmi qëndrojnë njerëzit e regjimit të dikurshëm të presidentit Hosni Mubarak. 

Incidenti ndosh ne prag te festimeve të 1 vjetorit të shpalljes së Morsit si president.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›