E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: LSI nuk u votua se punësuam njerëz kur ishim në qeveri, por për aksionet politike

TIRANË- Nënkryetari i LSI- Petrit Vasili, njëherësh kandidat i mandatuar në qytetin e Fierit I ftuar në emisionin “Studio 24” në TVNews24 të gazetarit Denis Minga bëri një analizë të fitores të së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas Vasilit rezultati i LSI-së në këto zgjedhje nuk ishte surprizë teksa shtoi se shqiptarët ishin të lodhur nga konfliktualiteti politik ndaj zgjodhën pozitivitetin dhe një parti që zgjidh konfliktet.

“Ka një analizë si në planin elektoral dhe politik. Në planin elektoral nuk është rezultat i pamundur, i pamundur ka qenë për atë që bëjnë pazare politike. Nëse në një sekond të vetëm të kishin ndenjur qetë do kuptonin se rezultati i LSI në zgjedhjet e mëparshme ka qenë 120 mijë vota që me këtë sistem do prodhonte 8 deri 10 mandate. Ne planin politik në të tërë sferën politike LSi është demonstruar dhe për një pozicion parimor dhe edhe për pozicion konstruktiv. Për një pozitivitet ka dhënia e zgjidhjeve. Këtë e kemi demonstruar ne zgjedhjet e vitit 2001, që ndihmuam për zgjidhjen e situatës dhe të ecte integrimi, por kështu në cështjen e presidentit, por edhe kur PD kërkonte të bënte ndryshime në SHISH, dhe së fundi me miratimin e tre ligjeve, kur iniciativa e Metës ishte iniciative politike dhe dha mesazh të rëndësishëm”.

Një pikë kyce në rezultatin e zgjedhjeve sipas Vasilit, isthe dhe përfshirja për herë të parë në procesin e admisitrimit të zgjedhjeve të komisonerëve të LSi, të cilët rritën ‘sigurinë’ e paprekshmërisë së votave.

“Zgjedhësit e lodhur nga një konfliktualitet politik vlerësuan LSI dhe rezultati ecën në këtë hudhi, shqiptarët kërkonin zgjidhje konkrete dhe i gjenin qoftë në sjelljen politike dhe vendimet e LSI. LSI ishte për herë të parë dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, dhe këto sebashku arrtin mobilizimin dhe mjaft vota për aleancën e majtë”, shtoi Vasili.

Vasili i cilësoi të cekët analizat që bëhen për rritjen e votave të LSI, teksa mohoi akuzatse rezultati ndikohet nga punësimi i njerëzve në kohën kur LSI gëzonte poste qeveritare gjatë bashkëqeverisjes me PD.

“Të gjitha analizat që bëhen, nuk thonë asgjë dhe nuk reflektojnë gjendjen në terrenin elektoral. Një analizë e cekët, nuk mund të thuhet se LSI e votua, pasi duke qene ne qeveri pati ministri që bashkë bëjnë 8 milion punonjës. Aksioni politik i LSI u krye me ndryshimet kushtetuese, dhe asnjë nuk e kujton aksionin politik për kodin zgjedhor. Aksionet ndërtohen dora-dorës”, tha ndër të tjera Vasili.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›