E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, interesime për pasurinë e Mubarakut

Pas përmbysjes së regjimit të Mubarak, ajo që ka shfaqur më shumë interes është edhe pasuria e ish-liderit të Egjiptit. Të gjithë ndërkombëtarët kanë shtuar përpjekjet e tyre për të zbulur sa më shumë për super-pasurinë e Mubarak. Informacionet thonë se ai mund të jetë vendosur në Sharm e el Sheik, por një gjë është e sigurt, që pasurinë nuk ka mundur të marrë të gjithën me vete.
Qeveria e Zvicrës deklaroi të premten se kishte ngrirë të gjithë pasurinë e cila besohet se është e Mubarakut dhe familjes së tij. Ndërsa qeveria britanike nuk ka ndëmarrë ende një hap të tillë, por autoritetet e financës kanë deklaruar se po punojnë lidhur me këtë çështje.
Besohet gjërësisht se Mubarak dhe familja e tij janë jashtëzakonisht të pasur, por shifra e parave nuk është konfirmuar ende. Ekspertë amerikanë thonë se ajo mund të shkojë nga 40 deri në 60 miliradë dollar, dhe se askush i cili nuk është brenda familjes nuk di shumën reale të pasurisë.
Integriteti global financiar në Ëashington deklaroi se nga të dhënat se gjatë viteve 200 2008 nga Egjipti kanë dalë 57 miliardë dollar.
Asetet e Mubarak mendohen se janë në bankat e Londrës, Zvicrës, Singaporit dhe Dubait.
Gjatë këtij misioni për ngrijen e pasurisë është ndërmarrë i njëjti veprim edhe për rreth 700 milionë dollar që i përkasin ish presidentit nigerian Abacha Sani. Ndërsa rreth 680 milionë të tjera u përkasin familjes së Ferdinad Markos në Filipine.
Për zgjidhjen e këtij problemi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim një agjenci e cila është merret mashtrimet globale mbi pastrimin e parave, është duke u përpjekur për të ngritur një sistem të shkëmbimit të informacionit mes sigurimit të taksave. Megjitahtë kjo për ekspertët amerikanë do të jetë shumë e vështirë, pasi në vendet në zhvillim sistemi i korrupsionit është disa herë më i konsoliduar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›