E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, më 6 prill seanca gjyqësore për Berluskonin

Gjykata e Milanos ka vendosur që të gjykojë kryeminsitrin italian Silvio Berluskoni për dy akuzat e paraqituara nga prokuroria e Milanos dhe ajo e Napolit në çështjen “Rubi”.

Është pranuar gjithashtu edhe kërkesa e për gjykim të mënjehershëm, ndërsa proçesi është vendosur të nisë në 6 prill, nga gjykata e seksionit të katër penal. Akuzat që rëndojnë mbi Beluskonin janë ajo e prostitucionit më të mitura dhe presion ndaj policisë për lirimin e po së njëjtës vajzë e cila përfshihet në akuzën e parë.

Gjykata motivoi vendimin duke deklaruar se kishte prova të qarta për të nisur proçesin. Ndërsa mbrojtja menjëherë pas vendimit ka deklaruar se nuk priste asgjë të ndryshme. Kjo do të thotë se Berluskoni do të jetë i detyruar të paraqitet para gjykatës për senacat e dëgjimit, duke qënë se nuk është i mbrojtur nga imuniteti.

Berluskoni nuk ishte paraqitur më herët në Prokurori duke pohuar se ishte i pastër dhe nuk kishte asgjë për të deklaruar. Ndërkohë që prokuroria e Romës është duke ngritur një tjetër akuzë . Mediat italiane bëjnë me dije së kjo akuza ka të bëjë me fakte që janë mbledhur në festat e kryeqytetit. Akuzat janë të ngjashme me ato të Milanos, por ende nuk është zyrtarizuar asgjë nëpërmjet ndonjë shkrese zyrtare.
 

Vërtetimi i këtyre akuzave, ku më e rënda është ajo e prostitucionit më të mitura, mund të çojnë Berluskonin në qeli, dhe dënimi mund të shkojë deri në 17 vite burg.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›