Egjipt mbahet raundi i dyte i referendumit
Në Egjipt janë hapur qendrat e votimit, në raundin e dytë të referendumit për draftin e ri të kushtetutës, propozim ky i presidentit Muhamed Mursi. Rreth 25 milionë njerëz kanë të drejtë të japin votën e tyre për paketën e re të ligjeve në 17 provinca. Kryeministri Hisham Kandil ka hedhur votën e tij në ditën e parë të një raundi të dytë dy-ditor për kushtetutën e re të vendit.
“Dua t’ju them se qeveria ka marrë në konsideratë shqetësimet që lidhen me abuzimet me votën që u raportuan në raundin e parë. Qeveria po mbledh të gjitha raportimet nga çdo qendër votimi dhe ky raport më pas do t’i dërgohet komitetit më të lartë të zgjedhjeve”.
Kushtetuta pritet të miratohet pasi shumica e egjiptianëve votuan pro saj në raundin e parë të zhvilluar në 15 dhjetor, sipas të dhënave qeveritare.
Reuzltatet e referenduamit të parë u kundërshtuan nga opozita, e cila akuzoi për manipulime dhe abuzime.
Mbështetësit islamistë të presidentit Mursi, i cili u zgjodh në këtë post në muajin qershor, thonë se kushtetuta është mëse efikase për ta çuar para demokracinë në Egjipt.
Por opozita thotë se kushtetuta është përçarëse dhe akuzojnë Mursi se po injoron të drejtat e të krishterëve, që përbëjnë 10% të popullsisë.