Egjipt nis sot procesi gjyqesor ndaj Hosni Mubarak
Nis sot procesi gjyqësor kundër ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak. Javën e kaluar prokuroria në Kajro, kërkoi dënim me vdekje për Mubarak, pasi ai rezultoi si nxitës i shtypjes dhe vrasjes së mbi 800 egjiptianëve, gjateë protestave të janarit të vitit të kaluar. Mubarak akuzohet dhe për korrupsion gjatë qeverisjes së tij 30 vjeçare, gjë që kundërshtohet nga ish presidenti.
Dy djemte e tij Gamal dhe Alaa po ashtu akuzohen për korrupsion. Një përfaqësues i të drejtave civile, i cili përfaqeson familjet e viktimave, tha se prokuroria kërkoi dënim me vdekje për Mubarakun, ish-ministrin e Brendshëm Habib El Adly dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë të lartë egjiptianë.
Megjithatë ata thanë se të pandehurit vështirë se mund të marrin dënimin me vdekje, kjo për shkak të veshtirësisë për të provuar se presidenti është përgjegjesi kryesor i vrasjeve.
Amnesty International thotë se më shumë se 840 persona u vranë gjatë protestave dhe më shumë se 6 mijë të tjere u plagosën.