Koloneli polak tenton veterasjen para mediave
Një prokuror ushtarak në Poloni tentoi të vetvritej gjatë një konference për shtyp. Lajmin e kanw bwrw tw ditur mediat vendase.
Koloneli Mikolaj Pzrybyl, ishte duke mbrojtur një hetim ushtarak dhe duke përgënjeshtruar disa spekulime të mediave, në lidhje me aksidentin ajror që shkaktoi vdekjen e Presidentit polak në vitin 2010.
Ai i kërkoi reporterëve një pushim të shkurtër prej pesë minutash, pas disa pyetjeve të sikletshme. Pasi u largua nga salla, u dëgjua një e shtënë. E pwrditshmja “Wiadomosci”, bwri me dije se ai tashmw ndodhet në një spital në qytetin e Poznanit, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Gjatë konferencës për shtyp, koloneli lexoi një deklaratë për mediat, ku ai theksonte: “Gjatë të gjithë jetës sime si civil dhe më pas prokuror ushtarak, nuk e kam turpëruar kurrë Republikën e Polonisë dhe do të mbroj nderin e një oficeri të Ushtrisë Polake dhe integritetin e një prokurori. Ju faleminderit, më jepni vetëm pesë minuta kohë dhe rifillojmë përsëri”. Përpara mediave, ai kishte kundërshtuar me forcë versionin e dalë nga një “kabllogram” i përfolur i zbuluar nga mediat, sipas të cilave ushtria nuk i ka bërë të ditur të gjitha detajet në lidhje me aksidentin fatal që solli vdekjen e presidentit Lech Kacynsky dhe disa funksionarëve të tjerë të lartë në vend. Menjwherw pas ngjarjes presidenti i vendit, Bronislaw Komorowski, është shprehur i “shqetësuar” dhe ka kërkuar hetimin mbi skandalin e përfolur prej mediave.