E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi dypalesh franko-gjerman reagon kryeministri britanik David Cameron

Eurozona do t’ia dalë mbanë dhe do të mbijetojë, por duhet akoma të ndërmerren veprime vendimtare kundër krizës së borxhit. Ka qenë ky reagimi i kryeministrit britanik, David Cameron, pas takimit dypalësh franko-gjerman. Në një intervistë për “Sky News”, ka theksuar se euro do të mbijetojë por, sipas tij, është i rëndësishem shërimi i hendekut të konkurrueshmërisë që ekziston mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Jugore. Janë të domosdoshme masa të forta mbrojtëse, të afta të ndalojnë përhapjen e krizës në Europë, ka shtuar kreu i qeverisë britanike. Sipas tij, kërkohet një marrëveshje më e fortë dhe që premton zgjidhje për Greqinë, ende në krizë të thellë, por edhe një fuqizim i bankave europiane. Cameron ka theksuar se këto masa duhet të jenë për periudha afat shkurtra, pasi në periudha më të gjata duhet të përballohet zgjidhja për një mungesë të kompeticionit mes Gjermanisë nga njëra anë dhe vendeve të Europës Jugore nga ana tjetër. “Nuk mund të ketë një monedhë të përbashkët me këtë hendek bazë, përveçse ekzistencës së një transferimi masiv të pasurive nga një anë në tjetrën të Europës”, ka përfunduar Cameron intervistën e tij “Sky News”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›