Egjipt, përleshje në Kajro
Përplasje të dhunshme në qendër të Kajros, me viktima dhe arrestime gjatë demonstratës së "ditës ë zemërimit" të thirrur nga opozita dhe shoqëria civile kundër papunësisë.
Në sheshin Tahrir, në afërsi të muzeut egjiptian, janë përleshur rreth 25 mijë protestues, me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Gjatë demostratës policisë i është dashur edhe të tërhiqej pasi në drejtim të saj janë hedhur gurë. Ajo i është kudërpërgjigjur duke përforur shkopinj gome dhe më pas ka kryer disa arrestime.