Të hënën, rezultati final i zgjedhjeve
38 vendvotime të komunës së Mitrovicës,kanë filluar të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Këto vendvotime janë duke u rinumëruar me vendim të KQZ-së dhe me rekomandim të QNR-së, për shkak të parregullsive dhe mospërputhjeve në këto vendvotime gjatë rivotimit të 23 janarit.
Kordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se këto vota do të rinumërohen gjatë ditës, ndërsa do të nis numërimi i rreth 30 mijë votave me kusht. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta publikojë të hënën e ardhshme rezultatin final të zgjedhjeve. Certifikimin do ta bëjë në 5 ose 9 shkurt.
Në Parlamentin e ri të Kosovës, duke mos llogaritur votat me kusht, PDK do të ketë 35 deputetë, LDK 27, Vetëvendosje 13, AAK 12 dhe AKR 8. Pakicat kanë fituar 25 deputete.