E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dërgon në gjyq Siemens-in

Autoritetet greke kanë hapur një proçes gjyqësor kundër kompanisë ndërkombëtare “Siemens”, e dyshuar se ka depërtuar në tregun helen nëpërmjet korruptimit të disa zyrtarëve, raportuan gjatë ditës mediat e vendit fqinj.
Vendimi për hapjen e proçesit u morr pas një hetimi 11-mujor parlamentar, ndërsa korrupsioni dyshohet se i ka kushtuar taksapaguesve grekë deri në dy miliardë euro.

Ngjarja ndodhi ndërmjet viteve 1997-2002 dhe ndikoi në kontratat e telefonisë në vend, përpara zhvillimit të Lojrave Olimpike të 2004-s. Një ish-Ministër socialist pranoi përfshirjen e tij në skandal gjatë 2009-s.

Ish-Minsitri i Transporteve, Tassos Mantelis, pranoi se kishte përfituar 100 mijë euro nga firma, në këmbim të favorizimeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›